Moderatorja Marina Vjollca pasi përfundoi me sukses emisionin e parë në Tv Klan, ‘Cest la vie’ ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së medias.
Por kohët e fundit qarkulluan në median rozë dyshimet e para për një shtatzëni të mundshme. Marina u shfaq krah mikut të saj, gazetarit Eraldo Rexho, nga ku përgënjeshtruan lajmin.
“Meqë nuk ra fjala, Marina nuk është shtatzënë”, ka shkruar Eraldo në foton ku shfaqet me Marinën.





