Marinari egjiptian Adel Mohamed Salam i cili ka marrë peng anijen shqiptare me dy persona në bord dhe kërkon 70 mijë euro për lirimin e marinarëve, ose në të kundërt kërcënon me fundosjen e anijes.
Në orët e pasdites 30-vjeçari egjiptian i ka dërguar një foto me telefon të marinarit shqiptar Luan Mema, pronarit të anijes Murat Çelepia. Motoristi Mema shihet në foto i lidhur me zinxhir në këmbë dhe duar.





