Tashmë që lidhja e tyre u bë publike, çifti ka filluar me postimet në rrjetet sociale ku shfaqen të dy. Në performancën e Rick Ross kanë qenë të pranishëm edhe Marina me Getoarin.

Një mik i përbashkët i tyre ka publikuar këtë foto, por Marinës nuk i pëlqen se si ka dalë. Si për t'u ankuar, ajo pyet: "A mund te me nxirrje me skandal?"

Një tjetër mik i përbashkët i çiftit përgjigjet: "Qashtu je ti pse po menon qe je ma e mire a?"

Më pas vjen reagimi i Getoarit, i cili sigurisht që e ka mbështetur të dashurën e tij, "A ti zotni prej gjelozis e ki".