Make up artisti i njohur me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic ka humbur një person të afërm nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Instagram, Mario tregon se ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 xhaxhai i tij dhe të enjten që lamë pas është përcjellë për në banesën e fundit.

“U prehsh në paqe i ëmbli im Axhi. Të dua! Sot ne përcollëm xhaxhain tim të dashur i cili humbi betejën me Covid-19. Do të më mungosh përgjithmonë!”, shkruan ai krahas fotos së xhaxhait.