Mario Gëce i ka surprizuar të gjithë, teksa është prezantuar si lojtari më i ri i PSV-së në Holandë.

Sulmuesi gjerman ishte një lojtar i lirë, pasi atij i kishte përfunduar kontrata me Dortmundin dhe ishte në kërkim të një ekipi të ri.

Pasi iu ofrua disa skuadrave, ata që e pranuan ishin holandezët e PSV-së, që bëjnë kështu një goditje të rëndësishme në hyrje.

Një lëvizje surprizuese kjo nga lojtari, që tashmë do të vazhdojë karrierën për herë të parë jashtë Gjermanisë, ku në të kaluarën përveç Dortmundit ka luajtur edhe me Bajernin.