Mario Mitaj ka dëshmuar cilësitë e tij edhe në nivelin më të lartë të Europës sa i përket rangut të ekipeve kombëtare. Mbrojtësi shqiptar ka bindur edhe ndaj kundërshtarëve të mëdhenj në emër si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Lojtari i Lokomotivës së Moskës është përfshirë në 10 mbrojtësit më të mirë të fazës së grupeve rmtë Kampionatit Europian. Mario Mitaj ka fituar zotërimin e topit ndaj kundërshtarit në plot 15 raste, po aq sa Peoe dhe Zalevski.

Pas tij kanë mbetur emra si Rydigeri, Mitelshtadti dhe Kanseloja. Listën e kryeson Bastoni me 21 marrje të zotërimit të topit.