Mario Mitaj është një ndër futbollistët e rinj më premtues në Botë sipas Observatorit të futbollit.

“CIES” ka publikuar raportin mujor me listën e yejve të rinj, të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin datëlindes 2003 ose 2004.

Ky raport bazohet në minutat e luajtura me klubet në kampionat me klubet përkatëse, por edhe në minutazhin që kanë pasur në ekipet kombëtare gjatë këtij viti si dhe nëse i kanë nisur ndeshjet nga minuta e parë.

Mario Mitaj, i cili është pjesë e Lokomitivës së Moskës, ka ka spikatur me paraqitjet e tij sinjifikative gjatë eliminatoreve të Euro 2024 me kombëtaren shqiptare.

Mitaj renditet i 14-ti në listën e 30 lojtarëve më të mirë të moshës së tij, të cilët luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes.

20-vjeçari renditet përkrah emrave si Balde i Barcelonës, Colwill i Chelsea-t dhe Netz i Borussia M’gladbach.

Pas paraqitjeve fantastike me kombëtaren shqiptare, por edhe me klubin e Lokomotivës, Mitaj, ka tërhequr interesin e disa skuadrave.

Mediat kroate shkruajnë se Dinamo e Zagrebti është gati të ofrojë 500 mijë euro për huazimin e tij dhe 3.5 mln euro për të blerë përfundimisht kartonin në qershor.

Por Lokomotiva ka refuzar këtë propozimi, pasi ka pritshmëri më të larta për Mitajn.