Grimieri Mario Dedivanoviç i cili së fundmi ka lansuar një linjë furçash grimi me “Sephora” ka rrëfyer se para 19 vitesh kur e ëma mori vesh se ai donte të kishte këtë profesion, ishte kundër.

Mario ka postuar një foto në Instagram pranë nënës, ku tregoi se ajo nuk e kishte përkrahur në fillimet e profesionit të tij si grimier.

“Mamaja ime ishte jashtë vendit gjatë lansimit prandaj mbrëmjen e kaluar shkova me të tek Sephora që ta shihte për herë të parë. Ajo ishte me mua 19 vite më parë kur kalova pranë një dyqani Sephora dhe menjëherë hyra brenda për të aplikuar për punë. Por mamaja më kapi krahun për të më nxjerrë jashtë dyqanit dhe më tha se bukuria e makeup-i nuk janë për ty. Faleminderit Zotit pata kurajon të mos heq dorë dhe vitet që pasuan. Jo shumë fëmijë e bëjnë këtë. Të dua mami”, shkruan ai.