Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi i ftuar në “Radari Informativ” komentoi zërat se futja e tij në garë është bërë vetëm për të shërbyer si marionetë e Berishës, Elezi tha se kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi të gjithë demokratët e dinë se ai nuk ka dalë nga oborri i ish-kryeministrit.

Gjithashtu Elezi tha se ai do të mbështeste Edvin Kulluri nëse ai do të kishte qenë pjesë e garës përballë Berishës, por tërheqja e tij bëri që të vinte dhe vendimi që vetë ai të kandidonte.

Ndërkohë Elezi tha se gara këtë herë është mjaft e vështirë, pasi Sali Berisha i ka lënë kundërshtarit vetëm 12 ditë kohë fushatë, ndërkohë që vetë ka 8 muaj që bën fushatë në çdo degë.