Pallati i sportit “Ramazan Njala” është si shtëpi e dytë për mundësin Marius Malko, ku edhe ka dalë kampion vendi për herë të parë në vitin 2005 për peshën 38 kilogramë, vetëm 12 vjeç.
Shtatë vite rresht kampion Shqipërie, ndërsa gjithsej ka dalë kampion 12 herë nga të cilat katër herë kampion në Kosovë.
Ndër vite, Marjusi rendit një sërë vlerësimesh.
Pas përfaqësimit në Turqi apo pjesëmarrjeve në skena të tjera ndërkombëtare të sportit, një ndeshje mjaft interesante ka qenë ajo e Lojërave Popullore në Maqedoni.
Ai kujton se sfida më e fortë në jetën e tij prej sportisti ka qenë sfida me kundërshtarin bullgar në Kosovë, ndërsa një nga këshillat më të rëndësishme që ai mund t’i japi të rinjve që merren me sport është dispilina.
Marius Malko nuk është shkëputur nga sporti, ndërsa paralelisht është edhe instruktor në një prej palestrave të qytetit.
H.H.