Tiranë, 3 maj 2014  – Shtëpia e ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha, është hapur së fundmi për vizitorët. Vila që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, është vizituar ditët e fundit nga shumë artistë; një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja Mariza Ikonomi. 

Në një foto të publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, Mariza ndodhet mbi shtratin e ish-diktatorit komunist duke qeshur. Foton e publikuar, Mariza e shoqëron me shkrimin: “Tek dhoma e Xhaxhit Enver!”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/