Ende pa u rehatuar mirë, Marjana Kondi e gjeti veten përballë pyetjeve “pikante” të fëmijëve. Aktorja e humorit, e ftuar këtë të hënë në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” u pyet për puthjen e saj të parë.
Por kur Kondi tha se nuk e mbante mend, atëherë fëmijët i kërkuan që të tregonte për puthjen e dytë. Duke qenë se as këtë nuk e mbante mend, të vegjlit nuk u dorëzuan dhe e pyetën për puthjen e fundit.
E gjendur përballë insistimit të vogëlushëve, aktorja zbuloi se puthjen e fundit e kishte shkëmbyer me Robert Ndrenikën, në filmin “Rrokullisje”.
“Puthjen e parë nuk e mbaj mend, por puthja e fundit ka qenë puthja me profesor Robert Ndrenikën në filmin “Rrokullisja”.
Kondi madje tha se nuk kishte puthur ndonjëherë më parë një koleg në film.
“Në fakt unë se kisha bërë ndonjëherë e shkreta dhe nuk e di sesi e mora përsipër. Ai ishte një moment kështu, tak tak në sekondat e fundit”./tvklan





