Sot u përcoll për në banesën e fundit aktori i madh, Rikard Ljarja. Në shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë, bashkëshortja e artistit, aktorja Marjeta Ljarja falënderoi të gjithë për vlerësimin e figurës të bashkëshortit të saj. Në një fjalim shumë të shkurtër, për shkak se lotët ia bënin shumë të vështirë, ajo shprehet nuk është bërë pishman për këtë ceremoni kaq të thjeshtë.
“Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo thjesht pjesën e ekranit. Ju falënderoj me shpirt që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore. Faleminderit të gjithëve”, tha Marjeta.





