3shtator 2015 – Një udhëtim në Bruksel është rezervuar për deputetin pa imunitet Mark Frroku. Në fakt, ai pritet të fluturojë me pranga në duar drejt Belgjikës, ku akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. Mark Frroku, deputeti i PKD-së akuzohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e Aleksandër Kurtit, për territorin e prostitutave.

Aktualisht, Frroku ndodhet në burg, por sipas avokatit të tij, gjykata belge ka vendosur që deputeti të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj tij, më 19 tetor.

Deri tani dihet vetëm fjala e avokatit, por nuk dihet se si do të realizohen procedurat e transportimit të të arrestuarit drejt Brukselit. Kujtojmë se vëllai i tij, Arben Frroku, i dënuar përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj është në kërkim, pas arratisë nga Shqipëria.

/portali DurrësLajm/