23 prill 2015 – Deputeti Mark Frroku u shtrua paraditen e djeshme në spitalin e burgut për shkak të disa komplikacioneve në zemër, dhe sot do t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Frroku do të transportohet në repartin e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", dhe mjekët e spitalit do të vendosin nëse do ta mbajnë të shtruar ose jo.
Por, avokati i tij mbrojtës, Sajmir Vishaj, deklaroi se po bisedon me Drejtorin e Burgjeve për transferimin e Frrokut në një spital privat në kryeqytet, pasi sipas tij, Frroku rrezikon të pësojë infarkt.
Prokuroria do ta marrë në pyetje gjatë kësaj jave Frrokun, por ai ndodhet në spitalin e burgut.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/