Ish deputeti në Parlamentin e Shqipërisë, Mark Frroku, ka dhënë një intervistë për mediat belge në lidhje me akuzen që rëndon mbi të për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999.

Ai ka mohuar edhe një herë akuzën që rëndon mbi të pë vrasjen e një shtetasi shqiptar, për të cilën është dënuar nga drejtësia belge me 10 vjet heqje lirie. 

“Unë nuk e kam kryer këtë vrasje në Belgjikë në vitin 1999. Unë kam qenë në Shqipëri më 15 mars 1999, 1500 km larg nga Brukseli. Unë do të shtoja se nuk kam mbrojtje në Shqipëri. Në qoftë se do të kisha mbrojtje siç mendohet, nuk do të isha këtu në burg prej dy vjetësh”, ka thene Frroku per dhnet.be, te cilin drejtësia belge e ka dënuar me 10 vjet në vitin 2010 për vrasjen në Bruksel te bashkekombasit të tij Aleksandër Kurti, shkruan “Panorama”, sipas mediave belge. 

Frroku ndodhet në burg që nga 28 mars 2015. Ai u shfaq këtë mëngjes para gjykates se Krimeve të Renda në Tiranë, për këtë vrasje të kryer 18 vjet më parë. Frroku mbahet i arrestuar në Tiranë, ne burgun 302, shkruajne mediat belge. 

“Mes burgjeve belge, holandeze dhe shqiptare, më të vështira janë ato shqiptarë”, thote ai, person i dënuar në Belgjikë për vrasje dhe që dëshiron të nderrohet ideja se burgu për të është si të jesh me pushime. 

Por perse u bë ai anëtar i Parlamentit? Që të merrte imunitetin dhe t’i shpetonte drejtësisë belge dhe 10 viteve burgim?  

“Unë u zgjodha në menyre rregullt, paraballe kandidatëve seriozë rënda, me 7,000 vota avantazh. Nuk kishte asnjë rreng, padyshim”, ka shtuar Frroku.