DURRËS, 27 tetor 2014– Policia e qytetit të Viarexhos (Viareggio) arrestoi Mark Kolën, 32 vjeç banues në qytezën e Pioltellos afër Pizës, pa precedentë penalë. Ai po udhëtonte me një veturë Renault Clio me targa italiane, kur u ndalua nga policia në autostradë. Gjatë kontrollit të makinës, poshtë sedilies së prapme u gjetën të fshehura 10 Kg. marijuanë të ambalazhuar në 20 pako. Mëngjesin e së hënës, Marku u dërgua për gjykim të drejtpërdrejtë në Gjykatën e qytetit të Lukës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





