Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit ditën e sotme për arsye të cilat ai i shpjegojë përmes një editoriali.
Ndërkohë, heqja dorë nga mandati i hap rrugën kandidatit pasues në listë me numrin më të madh të votave për tu bërë deputet, e cila rezulton të jetë Elda Hoti.
Hoti ka qenë pjesë e opozitës së re pas djegies së mandateve nga PD-ja dhe LSI-ja, ku pranoi të merrte mandatin e Viktor Tushajt në radhët e LSI-së, ndërsa tani ajo kthehet sërish në Kuvend, me një sigël të re partiake, atë të PD-së.






