Itali, 29 qershor 2014 – Policia e Citta di Castelo, afër Peruxhias arrestoi shqiptarin Mark Martinin, 37 vjeç, sepse pas kontrollit në trup, në makinë dhe në banesë i gjeti 100 gramë hashash dhe pajisje për peshim, ambalazhim hashashi etj.

Martinit iu sekuestruan edhe 300 euro të dyshuara se janë siguruar nga shitja e drogës. Pozicioni i Martinit rëndohet edhe më shumë, sepse ka precedentë penalë për favorizim klandestinësh si ai i vitit 1998.

Miku i Martinit M.N. 22 vjeç po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, sepse nuk ka precedentë penalë, që të rëndojnë pozitën e tij juridike.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/