5 tetor 2014– Pronari i Facebook Mark Zuckerberg edhe pse nuk e ka në karakter për të treguar se është një super miliarder, këtë herë ka vendosur që të blejë “tokën e ëndrrave” në Hawai.
Ai gjithmonë është shprehur se pëlqen të jetojë në një zonë të tillë, e cila të dhuron parajsën e vërtetë.
Arsyeja e blerjes së kësaj toke mendohet të jetë edhe fakti që Mark së bashku me gruan e tij Priscilla Chan prej kohësh kanë dashur të largohen nga shtëpia e tyre në San Francisko, për të patur një jetë më të qetë në një tjetër zonë.
Apartamenti i ëndrrave është vënë në shitje që në muajin Gusht nga kompania kaliforniane “Falko Partners”.
Kjo zonë quhet “Kahuaina Plantation” dhe ndodhet pranë ishullit Kuai. “Kahuaina Plantation” është zonë e cila ka aksesin e përdorimit të plazhit privat i cili është i gjithi me rërë të bardhë.
Përveç kësaj kjo tokë është shumë e mirë për të mbjellë xhenxhifil dhe shafran të Indisë.





