Mark Zuckerberg, është mjaft i zoti për punën e tij, por në veshje lë shumë për të dëshiruar. Por rreth kësaj, Zuckerberg ka sqaruar se nuk i kushton shumë rëndësi veshjeve, prandaj thekson se vesh të njëjtat rroba, për shkak se dëshiron të kufizojë kohën që kalon duke bërë gjëra “të pavlera” dhe të përqendrohet më shumë në punë.

“Ndjehem sikur nuk jam duke bërë punën time, nëse unë shpenzoj energjinë time në që janë pa kuptim ose pa peshë për jetën time. Kështu, unë mund të shpenzoj të gjithë energjinë time në drejtim vetëm të ndërtimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira”, ka thënë ndër tjerash themeluesi i Facebook.