Mark Zuckerberg gati t'i futet botës së futbollit. Presidenti i rrjetit social më të përdorur në botë, Facebook, është i gatshëm të investojë në botën e futbollit. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Zuckerberg së bashku me një grup investitorësh amerikan kërkojnë të blejnë skuadrën e Tottenham dhe oferta e bërë nga ana e tyre është jo pak, por plot 1.1 miliardë Euro.

Raporti mes Facebook dhe futbollit është më i afërt, pasi është arritur marrëveshja e transmetimit të ndeshjeve të MLS në rrjetin social dhe duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, përdoruesit e ketij rrjeti në SHBA do te kënë mundësi të ndjekin edhe përballjet e Champions League.

Nisur nga kjo, ideatori dhe presidenti i Facebook kërkon të jetë akoma edhe më shumë protagonist në botën e këtij sporti dhe Tottenham është skuadra që ai kërkon të ketë në pronësi.

Në lidhje me këtë lajm, kanë reaguar dhe drejtues të klubit anglez, të cilët janë shprehur se Presidenti i Spurs, Joe Lewis nuk asnjë dëshirë të shesë ekipin. Një gjë të tillë ata e pohuan edhe në faqën zyrtare të klubit, ku deklarojnë se këshilli administativ nuk është pjesë e asnjë bisedimi të një oferte të bërë nga ana e një shoqërie tjetër. Që në rastin konkret është Facebook. Ata i cilësojnë thjesht si spekullime mediatike, ku nuk ka asgjë të vërtetë.