Me një gamë mjaft të gjerë produktesh dhe çmime mjaft konkuruese në treg. Kështu u paraqit sot përpara klientelës durrsake brendi polak Sinsay, që hapi dyqanin e parë në Shqipëri, në qendrën tregtare “Blue Star”.

Një dyqan dedikuar jo vetëm modës me veshje të larmishme për fëmijë, femra dhe meshkuj, por me larmishmëri produktesh cilësore për të gjithë shtëpinë.

E pranishme në 21 vende, me 900 dyqane dhe me zhvillim të vazhdueshëm në treg, kompania LPP që menaxhon markën Sinsay është krenare që tashmë është pjesë e tregut shqiptar.

“Sot po festojmë një arritje të rëndësishme të kompanisë sonë, hapjen e të parit dyqan Sinsay në Shqipëri, i cili po hapet pikërisht në qytetin e bukur të Durrësit.
LPP është një kompani polake veshjesh, e themeluar në vitin 1991, që menaxhon 5 marka të njohura: Reserved, Mohito, House, Cropp dhe Sinsay.. Në LPP jemi të angazhuar të sjellim risi, stil dhe përvojë unike në të bërit shoping për klientët tanë. Sinsay përfaqëson të ardhmen e shitjeve me pakicë”,- thotë për “DurrësLajm” Olga Joevska, menaxhere e kompanisë për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithëse ishin vetëm minutat e para të hapjes së dyqanit, të shumtë ishin klientët e parë, që nxituan të provojnë produktet dhe t’i blejnë ato.

Përveç cilësisë së garantuar, një tjetër as i fortë i markës Sinsay është çmimi mjaft i leverdisshëm.
“Sinsay do të jetë konkurues me çmimet në tregun shqiptar. Gjithashtu ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh, me 4 departamente për fëmijë, femra, meshkuj dhe aksesorë për shtëpinë. Jemi brendi i parë nga kompania LPP që po hapim dyqan në Shqipëri. Kjo do t’i hapë rrugën të gjithë markave të tjera që ka firma, për t’i sjellë në vendin tonë”,- deklaroi Blerta Gogushi, partnere biznesi.
E pozicionuar në qendër të Durrësit, Blue Star është qendra tregtare lider në treg me gamën e gjerë të dyqaneve dhe markave mjaft të njohura që gjeni aty. Mundësitë e zgjedhjes janë të shumta, prandaj ju nxitoni të bëni blerjet tuaja.
M.B.