Është e vetmja markatë në Durrës, por gjendjen e saj e tregojnë fare mirë këto fotografi.

Mbi 300 tregtarë punojnë në këtë markatë, por balta e pisllëku e mbulojnë atë.

Në këtë gjendje ishte sot tregu, pas shiut, duke sjellë dhe reagimin e qytetarëve durrsakë që shkojnë për të blerë aty. Si mbulojë janë disa plastmase, por nuk e ndalin dot shiun që të depërtojë brenda ne treg.