“Maroken m…” në kufje. Ajo që ka ndodhur pas derbit të Torinos, ka qenë e papritur për Mehdi Benatian, teksa u paraqit përballë mikrofonave të rrjetit “RAI”. Ndërsa mbrojtësi i Juventusit ishte në pritje të pyetjeve nga studio, në kufjen e tij ka mbërritur një frazë: “maroken m…”, por autori i saj nuk dihet ende.
Kjo, bëri që Benatia jo vetëm ta nënvizonte publikisht ngjarjen dhe ofendimin që mori, por në të njëjtën kohë ai u tensionua aq shumë sa nisi të kërkonte në transmetim direkt autorin e ofendimit. Nga ana tjetër, vetë rrjeti “RAI”, dje doli me postimin e faljes publike dhe me premtimin se po heton çështjen e rëndë, me shpresën se do ta zbardhë atë.