Arrestohet për vjedhje në qytetin e Durrësit një i ri maroken.
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin maroken Y. L., 21 vjeç.
Në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në një “Fast Food” në pronësi të shtetasit S. L., shumën 25.000 lekë.
Në Durrës kanë mbetur shumë të rinj klandestinë nga vende si Siria, Maroku, të cilët janë kthyer në një çështje problematike në qytet, pasi të mbetur të pastrehë, ata shpesh dalin rrugëve për të lypur apo vjedhur.
Klandestinët kanë mbetur në vendin tonë pas mbylljes së kufijve.





