Giuseppe Marotta beson se Allegri do të vazhdojë të drejtoj Juventusin. Festa e titullit të 6 kampion radhazi, e tashmja, por mbi të gjitha mendohet edhe për të ardhmen, për këtë të fundit ka vetëm një konfirmim, Masmiliano Allegri do të vazhdojë të drejtojë Juventusin edhe për sezonin e ardhshëm. Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv i bardhezinjve, Giuseppe Marotta, i cili krahas vlerësimit maksimal për trajnerin, beson se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë.

“Raporti mes Allegrit dhe të të gjithë komponentëve të shoqërisë bardhezi është i mirë dhe jam besimplotë se bashkëpunimi mes nesh do të vazhdojë dhe se do të jetë ai trajner i skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Allegri ka bërë një punë shumë të mirë dhe meriton vlerësimin maksimal nga të gjithë ne. Është treguar një profesionist i vertëtë në mënyrën se si ai menaxhoi ekipin.”Marotta risjell në kujtëse se nuk ishte e thjeshtë të zëvendësojë ish-teknikun e Juventusit, Antonio Conte me një tjetër trajner. Sipas drejtorit të përgjithshëm ishte një vendim që u mor në kohë rekord pasi nuk nuk mund të lihej ekipi pa trajner.“Tre vite më parë u gjëndëm përballë një situate të vështirë, pasi largimi i befasishëm e Antonio Contes na gjeti të papërgatitur dhe se gjetja e një emri të ri nuk ishte e lehtë. Ishte një vendim i marrë në kohë rekord, pasi nuk mund ta linim Juventusin në atë gjendje. Vendimi ishte një gjetje perfekte nga ne, pasi morëm një trajner me mentalitet fitues.”