Drejtuesi i klubit të Interit, Giuseppe Marotta ka folur së fundmi lidhur me rinovimin e kapitenit Lautaro Martinez.

Argjentinasi po shkëlqen me performancat e tij duke qenë deçiziv thuajse çdo javë me gola dhe asiste. Së fundmi ai mori edhe një çmim nga “Gazzetta Awards”.

“Jemi krenarë tek Inter, kur një nga lojtarët tanë fiton një çmim individual në një lojë skuadre”, thotë Marotta.

“Ai është një kampion bote me Argjentinën, pra është një çmim i merituar. Ai po rritet shumë. Po përpiqemi të rinovojmë me të edhe për 5 vite të tjera. Jemi duke negociuar. Ai e ndjen shumë fanellën dhe të qënit pjesë e këtij klubi dhe kjo është një cilësi e jashtëzakonshme”, u shpreh Marotta.