Prej javësh përflitet për një krizë në marrëdhënien e Vesa Lumës dhe Big Bastës, por çifti nuk reaguan ndaj thashethemeve duke preferuar të mos flasin.

Por, ka qenë Vesa Luma e cila vendosi të thyejë heshtjen pasi bashkëshorti i saj tregoi kuptimet e tatuazheve që mban në trup gjatë qëndrimit në Ferma Vip.

Ai u shpreh se: “Ky trëndafili është djali, ndërsa këto pikat e vezës, janë Vesa. Kur të bëjmë fëmijë tjetër kismet, edhe një trëndafil tjetër”, tha Big Basta duke treguar se planifikon të zgjerojë familjen pasi çifti janë prindër të vetëm një djali.

Ndërkohë Vesa Luma ka komentuar një emoji zemre në videon e publikuar, duke lënë të nënkuptohet se ose nuk ka krizë në marrëdhënien e tyre, ose gjithçka mes tyre do të rregullohet duke lënë mënjëanë mosmarrëveshjet që kanë pasur.

vesa luma big basta