Sot në “Ftesë në 5” u diskutua për marrëdhënien shumë të komentuar nuse-vjehrrë.

Të ftuara në studio ishin Shegushja dhe Ekaterina, të njohura për publikun tashmë si mamaja dhe partnerja e gazetarit Klinton Zeqiraj.

Gjatë bisedës në panel për respektin që kanë sot nuset e reja ndaj vjehrrave, Shegushja tha se nuk kanë lidhje me respektin që kishte dikur.

Thënë këtë, ajo pohoi se kur ishte nuse e re i lante këmbët vjehrrit dhe gjithë kunetërve. Deklarata u prit me habi dhe shumë reagime në studio.