• Sipas një studimi të ri, meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, pothuajse mund të përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

 
 2 shkurt 2015 –  Njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale të rregullta kanë deri në 45 për qind më pak gjasa për të zhvilluar rreziqet kërcënuese të zemrës se meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale një herë në muaj ose më pak.  Studimi i mbi 1 000 burrave, tregon që seksi ka një efekt mbrojtës për zemrën mashkullore.

Hulumtuesit amerikanë, të cilët kanë kryer hetimet po i bëjnë thirrje mjekëve për të inkurajuar burrat për aktivitet seksual, kur kanë sëmundje të zemrës.

 Çdo vit, rreth 270 000 njerëz në Britani vuajnë nga ataku në zemër, si dhe nga sëmundjet koronare.
 Edhe pse seksi prej kohësh, konsiderohet si aktivitet i mirë për shëndetin fizik dhe mendor, ka pasur shumë pak prova shkencore për të treguar përfitimet e plota që marrëdhëniet e shpeshta seksuale mund të kenë në sëmundjet e mëdha të tilla si sëmundjet të zemrës.