Shtëpia e Bardhë ka komentuar marrëveshjen Kosovë- Serbi në Uashington 4 ditë pasi ajo u nënshkrua nga presidenti amerikan, Donald Trump, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në një deklaratë zyrtare, ajo e konsideron marrëveshjen si një tjetër nënshkrim i madh i Trump nga disa që ai tashmë ka arritur për të sjellë paqe në botë.

Më tej, Shtëpia e Bardhë thotë se marrëveshja e 4 shtatorit, bëri që Trump të bëjë bashkë Kosovën me Serbinë.

Marrëveshja e nënshkruar sipas Shtëpisë së Bardhë sjell një angazhim historik për normalizimin ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, ku SHBA do të financojë projekte infrastrukturore dhe energjetike të cilat do të sjellin investime dhe vende të reja pune për dy vendet.