Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrorv ka paralajmëruar për një rrezik kolapsi në lidhje me marrëveshjen e drithërave.

Një marrëveshje për drithërat e Detit të Zi nuk do të jetë më funksionale nëse nuk përmbushet një marrëveshje e OKB-së me Moskën për të kapërcyer pengesat ndaj eksporteve ruse të grurit dhe plehrave, tha Lavrov.

Një marrëveshje e arritur në korrik të vitit të kaluar kërkon që OKB-ja të ndihmojë Rusinë të kapërcejë çdo pengesë ndaj eksporteve të saj të grurit dhe plehrave për tre vjet.

Lavrov tha se marrëveshja nuk po përmbushej “aspak”.

Duke folur gjatë një vizite në Nairobi, Lavrov tha se “Nëse gjithçka mbetet ashtu siç është, dhe me sa duket do të jetë, atëherë do të jetë e nevojshme të vazhdohet nga fakti se ajo marrëveshje nuk funksionon më”.

Këtë muaj Moska pranoi të zgjaste marrëveshjen e drithit në Detin e Zi për dy muaj të tjerë, deri më 17 korrik, por tha se duhej bërë më shumë përparim për të çuar përpara interesat e saj.

Lavrov tha se më pak se 3% e grurit të eksportuar sipas marrëveshjes kishte arritur në vendet më të varfra të botës.