Zbardhen të tjera detaje nga marrëveshja e sotme mes liderit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij, sa i takon listave me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas burimeve nga PD, marrëveshja e arritur konsiston që Fatmir Mediu i PR-së, Agron Duka i PAA-së dhe Dule i PDNJ-së do të jenë në pozicione fituese në listat e PD-së.
Sipas BW, Duka do ketë një kandidat në Durrës dhe një në Tiranë, ndërsa Fatmir Mediu dy kandidatë që do të garojnë nën siglën e PD në qarkun e Tiranës. Pritet që kreu i PAA, Agron Duka të përfshihet në listën fituese të PD në Durrës, ku fitoi një mandat deputeti në legjislaturën 2013-2017, ndërsa konkuronte për Partinë Republikane.
Ndërkohë, Dashamir Shehi i LZHK-s do të garojë në Tiranë, Nard Ndoka do të kandidojë në Shkodër, ndërsa PBDNJ e Dules do ketë një kandidat në Vlore





