LUKSEMBURG, 23 prill – Marrëveshja e vizave midis BE-së dhe Shqipërisë është në rrugën e duhur, gjë që rrit mundësinë për Shqipërinë për anëtarësimin në BE, raportoi gazeta “New Europe”.
Më 23 prill në Luksemburg zhvilloi punimet Këshilli i Stabilizim-Asocimit.
Këshilli i SA lëshoi një deklaratë të përbashkët duke theksuar se vendi ballkanik “kishte bërë progres të mirë për përmbushjen e kritereve politike për anëtarësim”.
Lidhur me marrëveshjen e vizave BE-Shqipëri, “Këshilli i SA vuri në dukje se BE-ja mbetet e angazhuar që brenda një afati të shkurtër të vendosë regjimin e udhëtimit pa viza për Shqipërinë”, duke përshëndetur "angazhimin e të përtërirë të autoriteteve shqiptare për të siguruar respektimin e kushteve të përcaktuara në liberalizimin e vizave”.
Megjithatë, organet e BE-së kërkuan nga autoritetet shqiptare të trajtojnë çështjen e “kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë”.
Përveç kësaj, Këshilli i SA kërkoi nga autoritetet shqiptare të përqendrohen tani në të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të zbatuar “raportin e parë monitorues të post-liberalizimit të vizave”.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





