Marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës në Gjermani duket ende larg, teksa afati për krijimin e tij përfundon në orën 18:00. Kancelarja Angela Merkel, drejtuese e kristiandemokratëve po bën përpjekjet e fundit për të bindur krerët e liberaldemokratëve dhe të gjelbërve, të bien dakord mes tyre për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës. Vendi rrezikon zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht se presidenti Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje partive të mos e lejojnë këtë, të ndodhë.
Në zgjedhjet e 24 Shtatorit, kristiandemokratët e kancelares Merkel nuk arritën të siguronin 355 votat e nevojshme për formimin e qeverisë. Pas refuzimit të socialdemokratëve, me të cilët bashkëqeverisën në mandatin e tretë, Merkel mund ta formojë qeverinë vetëm me votat e liberaldemokratëve dhe të gjelbërve.