Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në fokus të një takimi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pati ditën e sotme me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në “Twitter-it”, Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zgjidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.
Ai theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes.
“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, shkruan Stoltenberg.





