Pas rënies dakord për marrëveshjen e targave me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u sulmua me qershi nga disa përfaqësues të PDK-së.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter, i cili i ka dalë në krah Kurtit duke thënë se ky veprim nuk ishte i duhur dhe se sulmi ndaj ti është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg.

Postimi i plotë:

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”