Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme ka folur me gazetarët rreth planit të ri me qeverinë Britanike, për transferimi e të burgosurve shqiptar në Britaninë e Madhe.

Manja u shpreh se shpenzimet e këtij projekti do të mbulohen nga qeveria britanike, dhe se transferimi do të ndjeki procedura të cila do të marrin në konsideratë edhe riatdhesimin dhe risocializimin e tyre.

Sakaq, ai tha se marrëveshja është 2-vjeçare me të drejtë rishikimi,dhe se do të merret në konsideratë edhe kapacitetet që ofrojnë burgjet shqiptare.

“Siç është bërë e ditur ne kemi një marrëveshje me qeverinë Britanike. Kjo marrëveshje plotësojn atë të ratifikuar në 2021. Dua të bëjë më dije se kriteret janë përcaktuar ne 2021. Marrëveshja e tanishme ka si qëllim kryesopr kryerjen e dënimeve pranë familjarëve të tyre. Kjo bën të mundur që brenda kapacitetit që ne ofrojmë, për ta përfunduar dënimin këtu dhe më pas për tu risocializuar. Marrëveshja nuk cënon aspak buxhetin e vendit tonë, dhe atë të burgjeve pasi shpenzimet do të mbulohen nga pala britanike. Marrëveshja parashikon një afat kohor dy vjeçar, ne do të nisemi nga kapacitet e vendin tonë. Dua të jem i qartë se marrëveshja është 2-vjeçare me të drejtë rishikimi, ne do të nisemi nga kapacitetet që ne kemi në sistem. Britania merr përsipër të na ndihmojmë edhe me shtimin e kapaciteteve tona, që merr në konsideratë edhe kushtet. Çdo i dënuar jep pëlqimin e tij përpara çdo transferimi”, tha Manja.

Më te ai u shpreh se do t ketë amnisti për të burgosurit, po ky projekt është shtyrë nga qeveria për shkak të zgjedhejeve të 14 majit.

“Po, është e vërtetë që ne kemi premtuar një amnisti në burgje, nuk e bëmë që të mos ndikonin procesin zgjedhor. Kemi ngritur një grup pune, por përmasën e amnistisë do ta vendosin ekspertët”, përfundoi ai.