Kanë nisur punimet në portin e Shëngjinit për zbarkimin e refugjatëve nga vendet e treta.

Nga Drejtoria e Portit ende nuk ka ende asnjë informacion mbi detajet e projektit.

Më datë 19 Shkurt, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. 3 ditë më pas u votua në Kuvend me 77 vota pro. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori dhe 3 votat e PDIU.

Italia do t’i dërgojë në Shqipëri emigrantët që i kap dhe i shpëton në Detin Mesdhe, duke filluar nga pranvera e këtij viti.