Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Këshillin e Atlantikut, për të diskutuar mbi sfidat e Rajonit, teksa është pyetur edhe për marrëveshjen për emigrantët me shtetit italian.

Rama tha se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët me 3 mijë vende dhe e ndërtuar në bazë të rregullave të BE dhe po ashtu do të jetë edhe një terminal që do të bëjë regjistrimin e tyre fillimisht.

Ai bëri me dije se mënyra se si është llogaritur të funksionojë është që aty të priten 3 mijë emigrantë në muaj dhe në këtë mënyrë të procesohet.

Sipas tij, e gjithë kjo zhurmë ka ardhur vetëm për një arsye, sepse Shqipëria nuk është vend anëtar i BE.

Rama: Për të korrigjuar, për t’i thënë gjërat sic duhet të jenë. Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hynë.

Së dyti 36 mijë është një numër i imagjinar me dëshirë , bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces që do të punojë si një orë zvicerane, a do të ndodhë kështu, nuk jam i sigurt. Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër, do të ketë vetëm 3 mijë vende. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret, që BE ka hartuar për mënyrën se si do të funksionojë. Marrëveshja ndërkohë është 100 në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare.

Arsye se pse ka ndodhur kjo zhurmë është një dhe e vetja, Shqipëria nuk është anëtare e BE. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes Italisë dhe një vendi tjetër të BE, askush nuk do të kishte marrë një minutë të mërej me të, e jo më të zinte ekranet për të folur për t.

Kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, kundrejt vendit tonë dhe vendeve që nuk janë anëtare të BE.

I shoh këto komente, me njëlloj keqardhje.