Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar marrëveshjen me Italinë për njohjen e Sigurimeve Shoqërore si hap pozitiv, por shumë të vonuar.

Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku shprehet se tashmë u i takon parlamenteve respektive ratifikimi i saj.

Postimi i Tabakut:

Mbi marrëveshjen për pensionet!

Marrëveshja e nënshkruar për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë  është një hap pozitiv por shumë i vonuar.

Si një deputete e angazhuar në çdo takim dhe vizitë në Itali për të shtyrë përpara këtë marrëveshje di vështirësitë për të çuar përpara atë. E cila, nuk mund të arrihej pa një përpjekje titanike mbi të gjitha e atyre organizatave dhe shqiptarëve në Itali që për vite me radhë kanë shtyrë përpara këdo nga spektri politik për të përmbushur një të drejtë që u takon!

Tashmë i takon parlamenteve respektive ratifikimi i saj ashtu që shqiptarët mund të përfitojnë nga ajo.