Tiranë, 12 Mars 2014 – Siguracioni i detyrueshëm motorik(TPL) do të bëhet përpara se mjetet të kryejnë kontrollin teknik të automjeteve.
Kjo ka qenë pika kryesore e marrëveshjes mes katër institucineve me qëlllim rritjen e sigurisë rrugore. Një tjetër pikë e rëndësishme e marëveshjes përcakton se gjobat e vëna drejtuesit të automjeteve për mungesën e kontratës së sigurimit të detyrueshëm motorik të ndahen midis Ministrisë së Brendshme dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Ndërkohë që është rënë dakord që kjo e fundit si përfaqësuese e shoqërive të sigurimit të vërë në dispozionin një pjesë prej 3% të xhiros vjetore të tregut të TPL në funksion të sigurisë rrugore. Për këtë do të krijohet një fond prej 300 mijë eurosh brenda dy muajve të ardhshme.





