Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Sipas Ballës, qendra e pritjes së refugjatëve do të mbulohet me shpenzimet e qeverisë italiane.
Ministri bëri me dije se në këto dy qendra, në Gjadër dhe Shëngjin, do të akomodohen përkohësisht një pjesë e emigrantëve. Mes të tjerash Balla tha se vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm.
“Qendra e pritjes së refugjatëve, me shpenzimet e Italisë. Do të akomodojmë përkohësisht një pjesë të emigrantëve. Numri i emigrantëve që do akomodohen njëkohësisht nuk mund ta kalojë kuotën e 3 mijë. Vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm. Përdorim i përkohshëm i një sipërfaqe pasurore. Italia do i akomodojmë refugjatët vetëm brenda strukturës”, tha Balla.