Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka bërë me dije se opozita do të çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kryeministrit Rama me kryeministren italiane Giorgia Meloni për emigrantët.
“U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. U diskutua dhe po shkohet drejt…përveç vazhdimit. Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Mendojmë se marrëveshja shkel të drejtat dhe liritë e individit”-tha Berisha.