Banka e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore Evropiane zgjasin afatin e linjës së likuiditetit në Euro, deri në janar të 2024-s.

Siç parashikohet në marrëveshjen ekzistuese të 2020 dhe rinovuar në vitin 2021 për mbështetjen e Bankës së Shqipërisë me një linjë likuiditeti në vlerën 400 milionë Euro, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë janë dakordësuar për zgjatjen e afatit.

“Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet i dobishëm në kuadër të pasigurive të shtuara, që vijnë si pasoje e luftës së Rusisë në Ukrainë, në ekonominë globale dhe tregjet financiare”- thekson Banka e Shqipërisë.