OSBE ka mbledhur sërish tryzën për Reformën Zgjedhore.
Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri bëri me dije se si pjesë e tryezës së “marrëveshjes” informoi bashkë me Rudina Hajdarin ambasadorët e huaj rreth dialogut të filluar me opozitën jashtë parlamentit.
STATUSI I PLOTË
Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore.





