Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për të përfunduar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave kineze anticovid.

Nga Stambolli, kreu i qeverisë ka shprehur optimizmin e tij, ndërsa ka treguar se nuk ka rrugë tjetër pasi do ia dalin për sigurimin e shumë vaksinave.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!”– shkruan Rama.