Kosovë, 10 qershor 2014 – Burime të Gazetës Express thonë se tashmë është nënshkruar marrëveshja mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Marrëveshja thotë: “Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”.

Marrëveshja është konfirmuar nëpërmjet një njoftimi për media nga LDK, AAK dhe NISMA.

Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi, lideri i PDK-së, megjithëse rezultoi fitues në zgjedhjet e së dielës, del në opozitë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/