Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë, sipas Tgcom.

Votat pro ishin 155, kundër 115, dhe dy abstenime, ndërsa u prit me duartrokitje. Projektligji tani kalon në Senat.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese disa ditë më parë shqyrtoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.